Gjakovari kapet me mbi 5 kg drogë – i bastiset shtëpia, ja çka gjeti policia

Një person është arrestuar në Gjakovë për veprën penale blerje, shitje e substancës narkotike.

Përmes një postimi në Facebook, policia bën të ditur se pas pranimit të informatës se i dyshuari është duke kryer veprën e lartpërmendur, pasi e ka prangosur, ka realizuar kontroll në shtëpinë e tij.

Aty janë gjetur 5 kilogramë e 43 gramë marihuanë, 40 euro dhe 1 telefon mobil.

Lidhur me rastin, pas konsultimeve me prokurorin kompetent, është proceduar rasti ndaj të dyshuarit të lartcekur për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button