Gjakovë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Krasniqi

Artikuj të tjerë

Back to top button