Gjenden dy granata dore gjatë grumbullimit të mbeturinave në Deçan

Dy granata dore janë gjetur gjatë grumbullimit të mbeturinave në Deçan.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30.

Për tërheqjen e granatave, u angazhua njësia për deminim i Policisë së Kosovës.

“Raportohet se punëtorët e pastrimit të qytetit, gjatë grumbullimit të mbeturinave kanë hasur në dy mjetet të dyshuara shpërthyese (granata dore). Njësia për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e granatave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button