Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Prishtinë / 22.02.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button