
Pas veprimeve hetimore lidhur me një rast “Person i zhdukur – i gjetur dhe dhunim”, i raportuar më 19 shkurt të këtij viti, autoritetet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në stacion policor dy persona për intervistim.
Sipas njoftimit të policisë, një i dyshuar dhe një dëshmitar janë intervistuar në lidhje me rastin. Pas përfundimit të intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, dëshmitari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, i dyshuari kryesor në këtë rast është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.



