Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten në orën 21:00 në rrugën “Ismail Dumoshi”.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe policia po e heton rastin.
“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.



