Gjendja e mjerueshme në kampin “Enver Zymberi”: Inspektorati Sanitar i thotë VOX Kosovës se ka nisur kontrollin

Inspektorët e Inspektoratit Sanitar, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë nisur kontrollin e kushteve në kampin e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, pas raportimit të publikuar nga VOX Kosova. 

Mediumi dokumentoi së fundi gjendjen e rëndë të ambienteve ku pjesëtarët e njësive speciale punojnë, ushqehen, stërviten dhe banojnë. Kryeinspektori Ibrahim Tërshnjaku ka konfirmuar për këtë medium se inspektimi i ambienteve ka nisur menjëherë pas raportimit dhe se do të dalin me “raport të detajuar” pasi të pëfundon i gjithë inspektimi.

“Në momentin e parë që ju keni bërë pyetje, ne paraprakisht i kemi dërguar inspektorët. Kur të kryhet komplet kampi, do ta keni raportin e detajuar”, ka deklaruar ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button