
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton se pritjet në shumicën e vendkalimeve janë të menaxhueshme. Në Bërnjak, automjetet kalojnë pa vonesa, me pritje 3-5 minuta.
Megjithatë, tek Dheu i Bardhë dhe Merdarë janë shënuar vonesa të konsiderueshme në dalje.
Tek Dheu i Bardhë, automjetet presin deri në 90 minuta, ndërsa në Merdarë pritjet në dalje janë 15-20 minuta.
Në Jarinje, hyrjet janë më të ngarkuara me pritje 10-15 minuta, ndërsa në dalje pritja është 5 minuta.
