Gjilani shkon në balotazh, përballen Alban Hyseni dhe Arbër Ismajli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 12 tetor 2025.
Në Komunën e Gjilanit, Vetëvendosje dhe Lidhja Demoratike e Kosovës do të shkojnë në balotazh. Alban Hyseni i VV’së ka marrë 22 mijë e 264 vota apo 49.80%, ndërsa Arbër Ismajli nga LDK’ja ka marrë 15 mijë e 332 vota apo 34.29%
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.




