Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat. 

Artikuj të tjerë

Back to top button