
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Këtë të mërkurë pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.
Në seancën përmbyllëse pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca. Ai tashmë ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale. Konjufca është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.
Verdikti final do të jetë në përputhje me historinë dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së”, tha ai para mediave.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas Prokurorisë së Specializuar, lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999. Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, akuza të cilat ata i kanë mohuar vazhdimisht, duke u deklaruar të pafajshëm.



