Grabitet Muzeu i Louvre në Paris

Muzeu i Louvre në Paris është mbyllur pas një grabitjeje, tha ministrja e kulturës së Francës, Rachida Dati.
Ministrja e kulturës së Francës, postoi në faqen e mediave sociale X të dielën në mëngjes se një grabitje ndodhi këtë mëngjes në hapjen e muzeut.
“Nuk raportohet për të lënduar. Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe policinë. Hetimet janë duke u zhvilluar”, ka shkruar tutje ajo, raporton The Independent.
Muzeu me famë botërore postoi gjithashtu në llogarinë e tij X, duke njoftuar se do të mbetet i mbyllur për “arsye të jashtëzakonshme”.