BallinaZgjedhjet 2025

Gratë më të votuara në vend: top 5-shet e secilës parti

Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në mbarë vendin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Me shumicën e votave të numëruara, ministrja e Drejtësisë renditet e pesta në listën e kandidatëve më të votuar të LVV-së. Deri tani, ajo numëron 85,632 vota.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka 76,052 vota dhe renditet e shtata në listë.

Shumë vota ka marrë edhe Mimoza Kusari Lila. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së numëron 56,480 sosh.

Shqipe Mehmeti Selimi ka 37,457 vota, ndërsa menjëherë pas saj vjen nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci me 31,618.

Nënkryetarja Vlora Çitaku është gruaja më e votuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ish-ambasadorja ka marrë 32,193 vota.

25-vjeçarja Sala Jashari është njeriu i pestë më i votuar në listën e 110 kandidatëve për deputetë nga kjo parti. Ajo ka marrë 30,703 vota.

Deputetja Ganimete Musliu do të jetë sërish në Kuvend. Ajo është gruaja e tretë më e votuar në PDK me 24,942 vota deri tani.

Blerta Deliu Kodra dhe Ariana Musliu Shoshi e mbyllin top 5-shen e grave më të votuara në PDK me 17,838 dhe 16,832 vota deri tani.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili është gruaja më e votuar me 40,488 vota.

Nënkryetarja e partisë, Hykmete Bajrami ka 37,669 vota aktualisht.

Jehona Lushaku Sadriu, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka 16,769 vota.

Marigona Geci ka 15,615 vota.

Serbeze Muçaj e mbyll top 5-shen e grave më të votuara të LDK-së. Ka 12,065.

Deputetja Time Kadrijaj do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend. Në listën e koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët dhe Forumi Intelektual 3-30, ajo numëron 12,359 vota dhe është njeriu i katërt më i votuar në këtë listë.

Arbëreshë Krasniqi nga Nisma, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Malishevës, ka 10,720 vota.

Xhevahire Izmaku nga po kjo parti ka 9,334 vota.

Albana Bytyqi vjen pas saj me 8,245 vota, ndërsa e pesta është Teuta Haxhiu me 6,802.

Jo të gjitha pesë gratë më të votuara nga ky koalicion do të mund të sigurojnë ulëse në Kuvend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button