Gruaja në Peroc dyshohet se nga depresioni tentoj të vras veten duke u hedhur në bunar, shpëtohet nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martes në Preoc të Graçanicës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur në një bunar.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur që ta nxjerrë nga bunari gruan F.M. nga Preoci. Sipas informatave pas ofrimit të ndihmës së parë, gruaja është kthyer në Stacionin Policor në Graçanicë, për të dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Sipas deklarimit të viktimës, ajo ka theksuar se vuan nga depresioni, gjendje e cila dyshohet se e ka shtyrë të ndërmarrë këtë veprim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si: “tentim vetëvrasje”, dhe lidhur me rastin hetimet do të vazhdojnë” thuhet në njoftimim e policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button