
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Senoc të Rahovecit, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një konflikti me bashkëshortin e saj.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor 2025 rreth orës 22:00, kur viktima ka njoftuar përmes telefonit se ishte përballur me ofendime dhe tentativa për sulm fizik nga bashkëshorti i saj, për shkak të vonesës së kthimit nga puna.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar rrethanat e raportuara.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku më pas është intervistuar, dhe u ndalua për 48orë.



