Gruaja nga Vitia raporton burrin e saj për dhunë në familje, i dyshuari del recedivist i njohur për policinë

Në orët e para të mëngjesit në fshatin Lubishtë të Vitisë, një grua ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026 rreth orës 03:00, ku vktima ka raportuar në Stacionin Policor në Viti se është goditur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari D.H.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarin nga shtëpia. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe çrregullimeve mendore të raportuara, ai fillimisht është dërguar për trajtim në QKMF Viti, e më pas është transferuar në stacion policor.
Sipas të dhënave hetimore, i dyshuari rezulton recidivist në raste të natyrës së njëjtë. Ndërkaq hetimet mbi rastin do të vazhdojnë.



