Hamdi Bytyçi: Liria nuk është dhuratë, por përgjegjësi

Në fshatin Reshtan sot u shënua përvjetori i dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, një ditë përkujtimore që bashkon qytetarët për të nderuar ata që dhanë jetën për Kosovën.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyçi, me këtë rast ka kujtuar sakrificën e tyre dhe vlerën që ajo mbart për gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë.
“Ky përkujtim është kujtesë e gjallë për sakrificën që solli lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot, duke na mësuar se liria nuk është dhuratë por përgjegjësi. Trashëgimia e tyre na obligon të ndërtojmë një vend të lirë, të drejtë dhe të barabartë për çdo qytetar,” ka deklaruar Bytyçi.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”
Ky aktivitet përkujtimor në Reshtan shënon një moment reflektimi dhe respekti për sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve të vendit.