Hamiti: Albin Kurti pushtetin e do, shtetin e Kosovës jo

Anëtari Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, e përbuzë Kosovën.
Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë e ka treguar edhe një konferencën e djeshme për media.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti pushtetin e do, shtetin e Kosovës jo.
“Siç është dëshmuar tashmë, Albin e përbuz shtetin e Kosovës. Pushtetin e do, shtetin tonë jo!”, ka shkruar Hamiti.



