Hamiti: E tashmja e Kosovës nën sanksione që nga viti 2023

Muhamet Hamiti i LDK-së, thotë se e tashmja e Kosovës është nën sanksionet e BE-së që prej vitit 2023.

“E tashmja e Kosovës është nën sanksione të BE-së prej vitit 2023, me Dialog Strategjik të pezulluar me SHBA-të. Më larg integrimeve euro-atlantike se para vitit 2021, kur në pushtet erdhi VV-ja e Albin Kurtit me satelitët e vet.

Kosova është sot në gjendje të paralizës shoqërore, të stagnimit ekonomik, të bllokadës institucionale gjatë gjithë vitit 2025, të korrupsionit masiv qeveritar në këto 4-5 vje”, shkruan ai.

Hamiti thotë se e ardhmja e Kosovës do të jetë në BE dhe NATO.

“E ardhmja e Kosovës do të jetë në BE dhe në NATO, me një lidership të ri që punon për Kosovën demokratike, të zhvilluar, me sundim ligji, në miqësi me SHBA-të, aleatin jetik të vendit tonë.

Është në dorën e qytetarëve të Kosovës të zgjedhin udhëheqës që punojnë për ta dhe për shtetin e tyre, jo për pushtetin e vet”, thotë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button