
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë arritur në Presidencë ku pritet të mbahet takimi konsultativ i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me caktimin e datës për zgjedhje të reja.
Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.



