Ballina

Hamza: Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme, 50% rritje pagash në sektorin publik, unë e mbaj fjalën

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka përmendur edhe sot premtimin kryesor për rritjen e pagave në sektorin publik për 50%.

Hamza thekson se vështirësimi i jetesës për qytetarët gjatë viteve të fundit, do të përmirësohet.

“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”, tha Hamza në Facebook.

“Unë e mbaj fjalën!”, ka shkruar ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button