Lajme

Hamza për vizitën e Thaçit: Pamjet e sotme nuk i meriton Presidenti as Kosova, iu mohua e drejta njerëzore

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka komentuar vizitën e shkurtër të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të parë babanë e tij të shtrirë në spital.

Hamza ka thënë se vizita te babai iu vonua teksa ka shtuar se ishte e drejtë njerëzore që iu mohua Thaçit.

“Anën pozitive të vizitës e shoh që pas shumë kërkesave, iu dha e drejta që ta shoh babanë e tij të sëmurë. E kam vizituar edhe unë bacin Haxhi. Ndërsa ana tjetër që paraqet diçka total të panevojshme, janë ato pamje, janë gjithë ato vonesa për t’iu njohur një e drejtë njerëzore që të vijë dhe ta shoh prindin e tij”, ka thënë Hamza në Debat Plus.

“Këto pamje dhe kjo mënyrë është totalisht e panevojshme, nuk janë të duhurat që i duhen këtij rasti, por nuk i meriton Presidenti dhe as Kosova”, ka shtuar ai.Tek e fundit Dhomat e Specializuara janë krijuar nga Kosova, me votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Dhanë dorëheqje dhe shkuan të ballafaqohen me drejtësinë”, ka thënë veç të tjerash Hamza.

SHPËRNDAJE

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button