Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët: Duan partnerë të parashikueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbrëmë ishte i ftuar në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, ku shpalosi planet e tij qeverisëse, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndër të tjera, ai foli edhe rreth vizitës së tij që e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mesazhin që atij ia dhanë amerikanët.

Kreu i PDK-së tha se ata duan një partner të parashikueshëm, të cilët nuk e kanë pasur deri më tani.

“Si rezultat i kësaj ka ndodhur edhe ndërprerja e dialogut strategjik, si rezultat i këtyre veprimeve. I mungesës së besueshmërisë dhe parashikueshmërisë dhe duan që përveç si vend mik, me të pasë dhe partner”, deklaroi Hamza

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button