LajmeZgjedhjet 2025

Haradinaj e konfirmon takimin me Escobarin në ora 19:00 – “Mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e dialogut”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin me Emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të zhvillojë takim me partitë opozitare. 

Ekonomia Online mëson se takimi do të mbahet në Ambasadën Amerikane, nga ora 19:00. 

Lideri i Aleancës ka theksuar se angazhimi i ShBA-së është kyç për finalizimin e procesit të dialogut.

“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj”, ka thënë Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së, për eo.

“Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”, shtoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button