Haradinaj pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës: Do ta rikthejmë dinjitetin e punës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, të cilëve i prezantoi ofertën për “Kosovën fituese”.
Haradinaj edhe gjatë bisedës me ta, përmendi se dyfishim i pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro, është zgjedhja e vetme, e zotim i tyre të cilin tha se d ta bëjnë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës.
“Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99.
Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë.
Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot!”, tha Haradinaj.