Lajme
Haradinaj: Seancave të Kuvendit u ka humbur kuptimi, situata është për keqardhje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se seancat e Kuvendit kanë humbur kuptimin dhe se shumica e deputetëve kanë të drejtë t’i bojkotojnë ato.
Ai shtoi se situata aktuale i konvenon qeverisë dhe se pjesëmarrja në seanca po bëhet formale.
“Shumica e deputetëve kanë të drejtë ta bojkotojnë kuvendin. Po duket që jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të japë një drejtim të caktuar. Është për keqardhje në çfarë situate jemi. Situata po i konvenon qeverisë aktuale. Kam munguar në disa seanca duke menduar që edhe deputetët e tjerë do të mungojnë, po vijmë po dalim, kurgjo, kurrkujt. Po e humbim kohën kot pa asnjë arsye”, ka thënë deputeti