Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.
Ai ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.

“Diskutuam për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Angazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionalë si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë për të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0CPM4fgggdyGDbph7XNzEUi3V8GU31PCc7wQYCPrY5k9VvgLNzYf76gic7TH2iH6el&show_text=true&width=500