Ballina
Haradinaj uron Ditën e Çlirimit për Prishtinën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit për qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Në një postim në Facebook, ai është shprehur falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatëve që qëndruan përkrah Kosovës në ditët më të vështira.
“Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së nga Prishtina, Kaçaniku, Hani i Elezit e mbarë Kosova, të cilët me guxim e sakrificë i sollën lirinë Atdheut”.
“Mirënjohje të thellë për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë veprimtarët që, me përkushtim e sakrificë ndër vite, kontribuan që sot ta gëzojmë shtetin tonë të lire”, ka thënë Haradinaj.