BallinaLajme

Haxhiu: Në 28-të seancat nuk kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit

Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas dështimit të 28-të për të konstituuar këtë institucion.

Ajo ka thënë se në 28-të seancat e mbajtura nuk kanë parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit.

“Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur. Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button