
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është prononcuar pas dështimit të 33-të radhazi të seancës konstituive të Kuvendit.
Duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Haxhiu theksoi rëndësinë e angazhimit amerikan në këtë proces.
Ajo u shpreh se roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë dhe mbetet i mirëpritur nga Kosova.
“Ata janë partnerë strategjik, prandaj roli i tyre është i domosdoshëm”, tha Haxhiu.