
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka mbështetur protestën e 7 gushtit, të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Haziri përmes një postimi në Facebook tha se duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët.
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë”.
“Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët. Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër”, ka shkruar tutje Haziri.