Historia tragjike e 34-vjeçarit: Si u var dhe ku u zhduk gruaja e tij?

Hysen Haxhimustafa nuk vdiq nga shkaqet natyrore, por nga varja.
Historia tragjike e vdekjes së Hysenit, i cili u raportua nga familja se pati sulm në zemër, doli krejt ndryshe: pas vdekjes së tij fshihet një varje misterioze.
Për tre vjet, të gjithë mendonin se vdekja natyrore la pa baba dy fëmijët e vegjël që i pati me Diellza Shtavicën.
Por një raport i autopsisë, i kryer me insistimin e vjehrrit të Hysenit, ktheu llupën e hetuesisë drejt kësaj vdekjeje. Hyseni nuk kishte vdekur siç vetë familja e tij e përhapi lajmin, por mjekësia ligjore nxori në pah fakte të reja: qafa e tij ishte e këputur si pasojë e varjes me litar. Paradoksi qëndron edhe në faktin se vdekja e tij nga shkaqet natyrore, përkatësisht nga sulmi në zemër, ishte konfirmuar edhe nga mjeku i cili kishte vizituar mëngjesin e 1 qershorit 2021 trupin e pajetë të 34-vjeçarit, raporton Kiks Kosova.
Kështu u raportua edhe në media, teksa familjarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit e kuptuan kështu. Por njeriu i fundit jashtë familjes, që kishte qëndruar deri në orën 22:30 të natës së fundit të tij, nuk po i bindej këtij versioni.
Ai ishte hiç më pak se babai i gruas së Hysenit. Pasi kishte parë gjëra të çuditshme atë mëngjes, kur iu dha lajmi për vdekjen e dhëndrit, Vllaznimi kishte dyshimet e tij se ai mund të ishte vrarë, dhe këto i ka rrëfyer ekskluzivisht për Kiks Kosovën.
Roberti, apo Vllaznim Basha siç quhet tani, tregoi gjithë historinë e luftës së tij për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së Hysenit.
Ai kishte dyshimet e veta, pasi vetë Hyseni i kishte dhënë disa indikacione një ditë para vdekjes, kur i kishte thënë se po e rrahin vëllezërit.
Se për çka bëhet fjalë, ndiqeni kronikën në vijim: