Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Milo Gjukanoviqit.
Kështu ka shkruar nënkryetari i Kuvendit, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj në rrjetin social X.
“Paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës luajtën një rol vendimtar në tentativën për grusht-shtet në vitin 2016 kundër Presidentit Milo Djukanovic dhe tani janë të përfshirë në planet e vrasjes kundër tij. Këto ngjarje janë të ndërlidhura, duke përfshirë Beogradin dhe Moskën, duke synuar hegjemoninë mbi Malin e Zi.”, ka shkruar Hoxhaj.