Ballina
Hykmete Bajrami pas dështimit të 15-të: Seriali më i padëshirueshëm politik, VV s’i ka votat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të radhës për ta konstituuar Kuvendin, e ka quajtur situatën “serialin më të padëshirueshëm politik në Kosovë”.
Ajo tha se as Vetëvendosje nuk i ka votat.
Bajrami shpreson që partitë të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani, dhe theksoi se nëse janë kundër propozimit të LDK-së, atëherë Vetëvendosje duhet të lëvizë, pasi sipas saj ka edhe 13 parti të tjera të cilave nuk u ka bërë ofertë si LDK-së.