
Një person është plagosur sonte në Skenderaj.
Policia ka dal me komunikat ku ka treguar se njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Njoftimi:
Informatë
Skenderaj, 09 mars 2026 – Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj.
Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.



