
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i është dhënë lamtumira e fundit Isuf Selmanajt.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shkruar se bacën Isuf nuk e theu as burgosja e burgosja e vëllezërve gjatë viteve ’80-ta, duke qëndruar i palëkundur në rrugën atdhetare.
Sipas tij, familja atdhetare Selmanaj ishte e tëra e angazhuar në përpjekjet për liri, duke i dhënë atdheut dy dëshmorë.
Isuf Selmanaj, është vëllai i ish deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj.



