I lënduari nga aksidenti në Bllagajë po trajtohet në Spitalin e Pejës

Aksidenti tragjik që ndodhi sot në fshatin Bllagajë të Pejës e la të vdekur vëllain e artistit Gjesti, Eldion Kelmendi.

Pos të ndjerit, i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër i cili është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Klankosova.tv ka mësuar se i lënduari i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë është në Kujdesin Intensiv.

Viktima është në intubim deri tani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button