
Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e 5 marsit 2026,në rrugën “Brahim Ademi”, në oborrin e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Sipas informacioneve, gjatë një aktiviteti në terren, njësia për hetimin e trafikimit me narkotikë në Ferizaj ka ndaluar të dyshuarin J.I, i cili dyshohej se posedonte substanca narkotike.
Gjatë kontrollit, hetuesit kanë vërejtur se i dyshuari ka hedhur diçka nga trupi, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një gjysmë cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një sasi tjetër e dyshuar e marihuanës dhe një mulli (grinder) për bluarjen e saj. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm, e cila ka urdhëruar që të hapet rasti për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” dhe i dyshuari të intervistohet. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.



