Ballina

“I thashë se do t’i sjell një mysafir” – rrëfehet mjeku i të ndjerit, Haxhi Thaçi

Adriatik Berisha, mjeku i i të ndjerit Haxhi Thaçit, ka zbuluar në emisionin “Frontal” në T7 detaje mbi raportin mjekësor që u dorëzua në Gjykatën Speciale, duke i hapur rrugë vizitës së Hashim Thaçit te babai i tij javën e kaluar.

Ai tregoi se Haxhi Thaçin e kishte paralajmëruar se “do t’ia sjellë një mysafir”.

Berisha shtoi se, ndonëse nuk kishte kompetencë për të paraqitur kërkesën zyrtare, përgatiti një raport të hollësishëm mjekësor.

“Unë e kam lëshu një raport mjekësor të detajuar që tregon për gjendjen e pacientit, profesionalisht të rregullun dhe të bazun në fakte që ka fol për gjendjen e rëndune të pacientit”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button