Ilir Deda: 9 muaj u humbën që të arrihej aty ku dihej se ishte prej 10 shkurtit – në 56 vota në Kuvend

Ilir Deda ka reaguar pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë. Ai ka thënë se “nëntë muaj u humbën që të mbrrihej aty ku dihej se ishte prej 10 shkurtit – në 56 vota në Kuvend”.
“Kujt ja pat gjithë ky vend borxh të humb kaq shumë për lojërat e këtyre që fitoren e shndërruan në humbje? “Ne do të qeverisim vet!”. Në ëndrra. Përgjegjësi, normal, që askush nuk do të mbanë. Dhe kështu shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Në vende me shoqëri politike racionale, ndëshkimi politik kishte me qenë i pritshëm. Në Kosovë, për fat të keq, do të funksionoj inati.”
Ai ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të jenë për dhënie të llogarisë dhe drejtim të ri.
“Zgjedhjet e reja, megjithate, duhet të jenë për dhënie të llogarisë dhe drejtim të ri. Dhe me kurrfarë propagande nuk mund t’i iket kësaj.”



