Imri Demelezi emërohet Ministër në detyrë i Bujqësisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka marrë një vendim të ri.

Ai ka vendosur të emërojë Imri Demelezin Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Për të qenë më të qartë, emërimi i Demelezit vjen pas kohë largimit të ministrit të deritanishëm, Faton Peci, i cili ka marrë detyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.

Me këtë vendim, Demelezi do të udhëheqë dikasterin deri në formimin e qeverisë së re.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button