Inspektorati i Punës ndalon përdorimin e ashensorit në Gjinekologji, konstaton se është i pasigurt dhe paraqet rrezik

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përdorimin e ashensorit në Klinikën e Gjinekologjisë në njërin prej spitaleve rajonale.Kjo pasi ky ashensor sipas Inspektoratit nuk i plotëson kriteret e sigurisë të përcaktuara me ligj dhe paraqet rrezik për shëndetësinë dhe sigurinë për personat që e përdorin atë.
“Ashensori (lifti) aktualisht në përdorim nuk i plotëson kriteret e sigurisë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe paraqet rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë e përdoruesve. Për këtë arsye, Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të ashensorit, deri në realizimin dhe dokumentimin e të gjitha masave korrigjuese të përcaktuara në Raportin e Inspektimit Periodik”- thuhet në njoftimin e publikuar në facebook nga Inspektorati.



