
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njoftoi se sot ka zhvilluar sot “një aksion të gjerë inspektues” në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe ata të Autoritetit të Konkurrencës.
“Qëllimi i këtij aksioni ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse. Veprimet kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës në treg, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme në treg”.
Ministria tha se aksioni u zhvillua mbi bazën e vendimit të datës 04.03.2026 të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe u përqendrua tek mbi njëzet e pesë operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vepruar në koordinim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim që çdo veprim të jetë i koordinuar dhe efektiv. Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të tregut për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, për të luftuar informalitetin dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare.



