
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë gjithë javës është duke realizuar aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe sot, më 19.03.2026, në prag të festës së Bajramit.
Sipas njoftimit, aksioni i inspektorëve ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.“Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët. Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve janë duke u respektuar plotësisht dhe se tregu është duke funksionuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara.”, shtuan nga MINT.



