Interesim i madh për seancat e fundit në Hagë: Mbi 220 kërkesa

Java e seancave përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar kapacitetet fizike të Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se për seancat e kësaj jave janë dorëzuar mbi 220 kërkesa nga persona që duan të jenë fizikisht të pranishëm në galerinë e publikut. Megjithatë, salla e gjyqit disponon vetëm 67 vende, duke bërë të pamundur akomodimin e të gjithë të interesuarve.

Përballë këtij fluksi, gjykata është detyruar të bëjë një përzgjedhje strikte. Në një përgjigje për T7, zëdhënësja Angela Griep ka sqaruar se lista e pjesëmarrësve është përpiluar duke u bazuar në disa kritere prioritare.

“Gjykata ka pranuar mbi 220 kërkesa nga persona që dëshirojnë të ndjekin seancat nga galeria e publikut. Meqenëse galeria e publikut ka vetëm 67 vende, përparësi u është dhënë anëtarëve të familjes së të akuzuarve, Ambasadës së Kosovës si dhe mediave, veçanërisht atyre nga Kosova ose rajoni”, ka deklaruar Angela Griep për T7.

Artikuj të tjerë

Back to top button