Irani lëshon raketa të tjera drejt Izraelit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa të tjera drejt Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite, janë aktivizuar sirenat e alarmit për sulme ajrore dhe qytetarëve u është kërkuar të strehohen, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore po përpiqen t’i rrëzojnë raketat.

Ndërkohë, Katari njoftoi se forcat e tij të armatosura kanë rrëzuar 17 raketa balistike dhe gjashtë dronë të lëshuar nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka njoftuar se sulmet u interceptuan me sukses dhe nuk ka raportime për viktima, raporton BBC.

Më herët ishte raportuar për një shpërthim në kryeqytetin Doha, i cili dyshohet se lidhet me këto sulme.

Artikuj të tjerë

Back to top button