Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit

Televizioni shtetëror iranian raportoi këtë mbrëmje se është lëshuar një breshëri e re raketash kundër Izraelit, në ditën e 15-të të luftës së shkaktuar nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Republikës Islamike.

Sipas raportimit, nuk janë dhënë detaje të hollësishme mbi objektivat e goditura, por njoftimi erdhi pak pas një kabllogrami të agjencisë iraniane të lajmeve Fars, e cila raportoi për një sulm raketor izraelit dhe amerikan në një zonë industriale në Isfahan, në Iranin qendror.

Agjencia Fars bëri të ditur se nga ky sulm humbën jetën 15 persona./rtsh

Artikuj të tjerë

Back to top button