Ballina

“Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në objektin e Arsenijeviqit?

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit gjatë ditës së diel, ka hasur në një sasi të madhe armatimi.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Sakaq, gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku thotë për “Ora Shtatë” se armatimi u gjet brenda nën tokë, në disa kanale nëntokësore.

Tutje, Boshnjaku tregoi se çfarë lloj armatimi u gjet gjatë këtij aksioni, derisa shtoi se mënyra se si ishin fshehur këto armë ishte tejet profesionale.

Gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.

Ndryshe, të dielën policia bëri të ditur se nuk ka të arrestuar, megjithëse ka një person me interes për intervistim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button