Lajme

“Ishte i shtrirë skaj rrugës”, detaje nga vdekja e dyshimtë në Gjilan

Të premten, një person në Gjilan, më saktë në rrugën e Prishtinës, është gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, të shtrirë skaj rrugës, e kishin identifikuar tre dëshmitarë.

Të njëjtit, viktimën e kishin dërguar në emergjencën e spitalit.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sipas tre dëshmitarëve M.K.SH, të cilët edhe e kanë identifikuar viktimën M.K.SH, derisa ishin me veturë në rrugë, skaj rrugës kanë parë  viktimën të shtrirë ne tokë dhe të njëjtin e kanë marrë me veturë dhe e kanë dërguar në Emergjencë”, njofton ndër tjerash Hashani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button