Ismaili: Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Pasi votoi, Ismaili u deklarua edhe para mediave.

Ai thotë se shpreson që Prishtina sot ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën, në të cilën vendosim të gjithë për të ardhmen e saj për katër vjetët e ardhshme. Së pari dua të falënderoj qytetarët që më kanë pritur jashtëzakonisht mirë kudo që kam shkuar. Shpresoj që të shkojë edhe sot ditë e mirë”.

“Ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, dhe i falënderoj të gjithë vullnetarët e gjithë ata që kanë kontribuuar që kjo fushatë e jona të shkojë në mënyrën më të mirë që e kemi pa. Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim, në mënyrën që Prishtina të jetë një qytet që duam ta shohim, të zhvilluar”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button